Nese do te analizojme historine e industrise shqiptare te turizmit do te shohim se kemi shume pak tradite, duke marre parasysh historine 40 vjecare te nje regjimi qe luftonte konceptin e nje shoqerie konsumi, ku ofrimi i sherbimeve te shlodhjes dhe argetimit konsiderohej i huaj dhe mikroborgjez, ku arti i kulinarise nuk u zhvillua nga varferia, ku ne sferen e sherbimeve ekzistonin vetem restorante popullore apo gjelltore te ushqimit social, dhe ndertimi i hoteleve ne qytetet kryesore u be vetem ne vitet 1970 atehere kur nevoja per valuten te huaj u pa e domosdoshme. Por nderkohe banjua mund mos jete e pastruar mire, hoteli mund te mos kete uje ose drita, mund te mos i punoje dushi, mund te mos gjesh njeri te komunikosh ne gjuhe te huaj, sherbimi mund te filloje te ofrohet pas gjysem ore, cmimet i vene me te larta per te huaj apo kosovare, dhe kur i ankohesh pronareve te thone se mund te shkosh ne vend tjeter.Te gjithe keto kane te bejne me kulturen e sherbimit dhe ndikojne ne formimin e imazhit te sherbimit ne turizmin shqiptar. Tashme ne Shqiperi gjen hotele dhe restorante te ndertuara me materiale te shtrenjta, me mermere dhe granit, me TV dhe kondicioner, me banjo me vaske etj.
0 Comments
Leave a Reply. |
AuthorWrite something about yourself. No need to be fancy, just an overview. ArchivesCategories |